E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Zjarret  e mëdha në Greqi, përfshijnë bazat e municioneve
Bota

VIDEO/ Zjarret e mëdha në Greqi, përfshijnë bazat e municioneve

Zjarret në Greqi kanë marrë përmasa edhe më të mëdhaja, pasi raportohet se flakët kanë përfshirë magazinat e municioneve.

zjarret greqi

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Volos, aty ku ndodhet edhe një magazinë municionesh në bazën ajrore të Nea Aghialo.

Mediat greke kanë publikuar edhe momentet e shpërthimit. Madje një nga gazetaret e ERT bërtet e tmerruar sapo dëgjon shpërthimin.

“Nuk e kam përjetuar as në luftë”, u shpreh gazetarja Elena Apostolidou.

Si pasojë e shpërthimeve janë thyer xhamat në shumë shtëpi, kryesisht në Nea Anchialos, ndërsa vala goditëse që ka mbërritur në Volos ka bërë që shumë banorë të largohen nga banesat e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.