E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/Basha: Protesta, betejë madhështore e fituar, shqiptarët vendosën të mos e ulin më kokën
Sot

Video/Basha: Protesta, betejë madhështore e fituar, shqiptarët vendosën të mos e ulin më kokën

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka falenderuar sot qytetarët shqiptarë që iu bashkuan protestës së madhe të opozitës, të cilën ai e konsideroi një betejë madhështore të fituar. Basha theksoi se mesazhi i asaj proteste ishte se shqiptarët kanë vendosur të mos e ulin kokën.

‘Sot dua të shpreh mirënjohjen time të thellë, – tha Basha për mediat, – për atë vërshim qytetar. Protesta tregoi se Shqipëria ka një popull demokrat që do drejtësinë, lirinë dhe është i gatshëm të luftojë për ta arritur. Mesazhi i djeshëm është i qartë se shumica dërrmuese e refuzon qeverinë e krimit dhe drogës që është shkak i papunësisë, i rrënimit të shëndetësisë dhe arsimit, gjendjes ku ndodhen sot. Po ashtu, dha mesazhin se shqiptarët kanë vendosur të mos e ulin më kokën, do të luftojnë për një kauzë për një qeveri antimafia, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dita e djeshme është një betejë madhështore e fituar nga shqiptarët që u ngritën mbi dallimet. I falenderoj të gjithë, edhe ish-votuesit e kësaj qeverie.

Fitorja e kësaj beteje është një ogur i mirë për luftën e përditshme në të cilën është angazhuar opozita. Ne do ta vazhdojmë këtë luftë ditë për ditë në institucione, rrugë e sheshe, se pa të nuk mund të ketë Shqipëri europiane. Jemi të inkurajuar nga mesazhi i shpresës që dhanë dje shqiptarët,” theksoi kryetari i opozitës.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1767125546671952/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.