Viti i Timonierit , Llokmave të Tepsisë, dhe ERTV-së
Naim Noka
Kryeministri do të mbahet mend për suksese spektakolare në fushën mediatike. Vetëm në pak kohë arriti të futet në tregun mediatik me “ERTV” duke konkuruar denjësisht me media “kazanin” edhe pse e ka nën kontroll të plotë.Kazanmedia nuk i kënaqi shijet estetike si kryeredaktor, detyrë që e kishte ëndërruar prej kohësh se do ta bënte një ditë. .Arriti disa herë në kuota të barabarta me “Berishën digjital” në FB edhe pse në transmetimet live nëpër “kazanet mediatikë” ky i fundit doli me përpara në shikueshmëri.
Adminstrata e realizoi qindpërqind planin per numrin e “like” dhe “share”në FB mbi sukseset e bashkëqeverisjes rilindase. Vlen për tu theksuar teoria brilante e Kadriut dhe kadrinjëve, Me një talent të spikatur dhe stil alla Konicë ideo dhe bëri realitet rubkrikën “Përgjigja ime”. Që nga kjo kohë, nuk ka guxuar qoftë dhe një i vetëm që ti dalë përballë dhe të bëjë replikë sepse i carmatos aty për aty dhe është gati të debatojë deri në mëngjes edhe nga tualeti, pa ja përtuar asnjërit në rrjetet sociale. Nje sukses i rëndësishëm ishte platforma e transparencës me një “Klik e gjen një mik”. Takimet gju më gju me popullin ishin një gjetje që do tu ngelet në mend qytetarëve të cilët mezi prisnin të flisnin live në ERTV dhe tu shkulnin dhëmbët nëpunësve dhe drejtuesve të admninistratës.
Me pak bazë logjistike: Një kamion me karrike , një foni dhe kamerat e ERTV-së me regjinë plot talent të Fugës së vogël brenda një viti ka shëtitur katund më katund, në inagurime , nderrmarrje private, duke i parë sy më sy votuesit dhe duke u dhënë zgjidhje brenda 24 orëve. Eshtë për tu theksuar legalizimet dhe tapitë. Nga Reformat në mandatin e parë, Edi Rama në mandatin e tij të dytë përpunoi dhe zbatoi një ide iluministe 3D. Brenda vitit ai e bëri Shqipërinë parajsë. Cdo mëngjes pas orës 8 filluan te ngrihen veprat historike tre dimensionale anë e kënd Shqipërisë, Në kohë rekord Rama na ndërtoi Aeroportin e Vlorës, Rrugën e Arbrit, Autostradën Milot – Peqin 370 milonë eruro ,unazën e Fierit, atë të Vlorës, Tunelin e Jugut,aeroportin e Kukësit, (i ka ngelur vetëm një segment fare i vogël i rrugës së Elbasanit). Pas këtyre arritjeve provoi jo pa sukses të bëhet bamirës. Ai u ndërtoi shtëpi të këputurve dhe fukarenjëve që nga Vlora , Kukësi , Vorë, Dibër e deri në Shijak.. Klipet dhe fotot HD shoqëruar me muzikë bënë të perlotej çdo njeri me pesë pare mend në kokë. Ka patur vetëm një shqetësim gjatë këtij viti kur revolta e qytetarëve kuksianë e detyroi me pak dhunë, të rishikonte gabimin. Sot Koncensioni PPP për taksën e Rrugës së kombit është fakt.
Në planin politik nuk kishte raport të mirë me “artistin” e opozitës dhe me doktorreshë Monikën. Asnjë reformë bipartizane dhe në konflikt e luftë më të ashpër se kurrë. Nuk ka një reformë zgjedhore, edhe pse e kanë kërkuar partnerët ndërkombëtarë. Na Mungon shumë dyshja Romana dhe Lu, sepse këtu është rënduar pak situata me ndërkombetarët. Edhe pse nuk u hapën negociatat, nuk ka shumë rendësi se Shqipëria ka një provë tjetër të fundit në vitin 2019.Fajin e ka kakarisja e kadrinjëve dhe artistëve opozitarë, që nuk deshën Reformën në Drejtësi e cila u pengua dhe nuk eci me ritmet e duhura. Ngritja e organeve të reja të drejtësisë,vazhdon edhe pse nuk gëzon mbështetjen e dyja palëve politike. Opozita çdo ditë akuzon mazhorancën për kapjen e organeve të reja të drejtësisë që kur u zgjodh me 69 vota kryeprokurorja Marku . Ky moment, duhet kujtuar sepse këpuca e Monikës mund të bënte zarar po të kishte nishan të mirë.Veza e pularisë së Lulit dhe mielli i Flamurit, janë rrugëhumbja e shqupistëve…
Pati edhe probleme të vogla si mungesa e Gjykatës Kushtetuese por reformë pa dhimbje nuk ka. Edhe pse në pikun e këtyre arritjeve i madh i e vogël , me lekë e pa lekë,duan ta lënë të bukurën Shqipëri dhe të ikin një orë e më parë. Ikin mjekët, inxhnierët, mësuesit tani duan të ikin edhe policët. Ndoshta sondazhet e kanë tepruar por sic ka thënë zoti Rama: “çdo kush ka të drejtë të levizë për një jetë më të mirë, dhe qeveria ime nuk do të pengojë askënd që do të bëhet ikanak”. Për ta bërë me të plotë tablonë e këtij viti për dreq pasi fluturoi tre herë në Stamboll “Lasgush Poradeci” me ” Air Albania “papritur na mbiu kjo protesta e studentëve, që askush nuk e kishte menduar se do të nxirrte në pah krizën perfekte të universitetit shtetëror, dhe 140 mijë studente që i vënë vulën “katran me bojë” vitit 2018. Edhe pse më shumë se gjysma e ministrave që “punuan” shumë mirë u shkarkuan nga Timonieri, kjo nuk i pengoi qytetarët e Baldushkut të fitojnë 4 milon euro nga shitja e gjelave tani ne dhjetor sipas Erion Velisë, falë disiplinimit të Tregut të gjësë së gjallë në Baldushk.
Sukses i madh ishte dhe sistemimi i Teatrit Kombëtar tek biznesmeni Shkëlqim Fusha. Perveç protestuesve për mbrojtjen e Teatrit kombëtar do ta cek përciptas edhe lajmin sporadik për Unazën e Re dhe protestën e banorëve të Astirit. Një falsfikator i rëndomtë i rrugës së Kavajës fitoi tender 30 milion euro nga paratë publike nën hundën e Ramës, Damianit, Arbenit dhe Adrianit. Banorët e Astirit kot e kanë që e mbyllen vitin me protestë, edhe pse kanë Lulin me vete. Paraja e ngre ujin përpjetë dhe jo vetëm unaza e re do bëhet por edhe rrjedha e Lanës do devijojë se populli thotë : Ndalu… MondBeg, se ka hendek… Qershia mbi tortë: Genc Sejko dhe emigrantët na uruan me gjithë zemër Gëzuar vitin e RI 2019. Le të festojmë e harbohemi duke shqyer pulat dhe të dëndemi kush me verë e kush me raki sipas takatit. Paria,oligargët, pjesa superiore e kastës do të harbohen sipas shijes delikate :kush me verëra të shtrjeta, kush me shampanjë e haviar, e ndonjëri me drogë. Kujdes tek Llokma e bakllavasë. Sejcili për vete se tepsinë, timonin dhe ERTV-në e ka vetëm ai Nalmadhëria ynë. Poshtë kadrinjtë e këtij vendi! Rroftë Fejsbuku, instagrami. Kjo pra ishte “Përgjigjja ime” për vitin që lamë pas.
P.S. Zoti e shpëtoftë Shqipërinë nga kjo klasë politike e cila e kërrusi dhe bëri të lëngojë me gjithe këto pasuri dhe bukuri natyrore .Kasta e ka bindje se një ditë kur të jenë vdekatarë do ta marrin pasurinë dhe llokmat e grabitura në kurriz të një populli tashmë ikanak në botën tjetër…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




