E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vizita në Tiranë e zyrtarit të lartë amerikan të Antidrogës , ja takimet që do të zhvillojë
Lajme

Vizita në Tiranë e zyrtarit të lartë amerikan të Antidrogës , ja takimet që do të zhvillojë

Zyrtari i lartë Amerikan, ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Todd D. Robinson do të jetë në Tiranë në datat 18-20 mars bën me dije Departamenti i Shtetit

Ai pritet që të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë Edi Rama dhe me përfaqësues të organeve kundër trafikut të narkotikëve dhe të drejtësisë.

Fokusi i vizitës është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Pas Tiranës, ndalesa e radhës në datat 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.