Vlorë/ Rama inspekton qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Qendra, e projektuar si një ndërtesë 16-katëshe me arkitekturë që harmonizohet me ngjyrat e Sheshit të Flamurit, synon të bëhet vatër inovacioni dhe zhvillimi teknologjik për të rinjtë nga Shqipëria dhe bota. “Ky projekt do të japë një shtysë të re turizmit dhe do ta pozicionojë Shqipërinë në një tjetër nivel ndërkombëtar,” u shpreh Rama.
Në aeroport, i cili është drejt përfundimit, punimet për pistën 3.2 km, kullën e kontrollit dhe terminalin prej 25 mijë m² po ecin me ritme të shpejta. Projekti po mbikëqyret nga Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut dhe pritet të jetë funksional në prill 2025. Ndërkohë, ka nisur rekrutimi i punonjësve dhe planifikimi për hapjen e një akademie aviacioni në bashkëpunim me ICAO.
“Vlorë do të jetë një motor i ri ekonomik për Shqipërinë,” deklaroi Kryeministri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


