E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Voltana Ademi     videomesazh të fortë  Ramës për ‘Shkodrën dhe shkodranët’
Politikë

Voltana Ademi videomesazh të fortë Ramës për ‘Shkodrën dhe shkodranët’

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i ka përcjellë një mesazh të fortë me video, kryeministrit Edi Rama dhe opinionit, brenda dhe jashtë  vendit sot, në Ditën Europiane për Kujtimin e Viktimave të të të Gjitha regjimeve Totalitare.

“Kryet nalt” titullohet dokumentari kushtuar klerikut të shquar shkodran Hafiz Ali Kraja: kalvari i gjatë i persekutimeve, që nga internimi prej fashistëve italianë, përndjekja ndaj tij dhe familjes prej komunistëve dhe vuajtjet për 18 vjet, në kampet e punës e burgun e Burrelit. Një prej klerikëve më të mençur e mendjehapur të Shqipërisë, një patriot, dijetar dhe personalitet me kulturë të gjerë, që gëzonte respekt jo vetëm në qytetin e Shkodrës e në rrethin e muslimanëve, por në të gjithë Shqipërinë dhe nga të gjithë besimet. “Kohët e errëta nuk zgjasin përgjithmonë, njerëzit e ndriçuar jetojnë përgjithmonë me kryet nalt!” është mesazhi që vjen prej këtij dokumentari.

Dhe në vijim, Voltana Ademi lë këtë shënim:

 

“Për 45 vite Shkodra dhe shkodranët vuajtën persekucionin dhe dhunën e pashembullt të një regjimi diktatorial- stalinist në zemër të Europës.

Shkodra dhe shkodranët nisën të parët në Europë rezistencën kundër kësaj bishe që nuk kursente askënd, nga foshnjat në barkun e nënës deri tek tek të moshuarit.

Shkodra dhe shkodranët, përmes sakrificave të jashtëzakonshme, ishin shembull për të gjithë shqiptarët në këtë përballje të pabarabartë me shtetin diktatorial.

Shkodra dhe shkodranët janë përsëri të parët sot për t’i prerë rrugën dëshirave perverse të individëve që tentojnë të rikthejnë në vendin tonë sistemet monisto- diktatoriale.

Sot është Dita Europiane për Kujtimin e Viktimave të të gjitha Regjimeve Totalitare. Shkodra dhe shkodranët kujtojnë vuajtjet e sakrificat, të rënët dhe ata që mbijetuan.

Shkodra dhe shkodranët janë krenarë për të djeshmen dhe të sotmen!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.