E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vota për Jeruzalemin, Trump kërcënon!
Bota

Vota për Jeruzalemin, Trump kërcënon!

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do t’i ndërpresë ndihmën financiare vendeve që do të mbështesin një rezolutë të OKB-së që kundërshton njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit. Në fillim të këtij muaji, SHBA e ndërmori këtë hap pavarësisht kritikave ndërkombëtare.

 

“Ata marrin miliona dhe miliarda dollarë dhe pastaj votojnë kundër nesh. Por le ta bëjnë, ne do të kursejmë shumë para. As që duam t’ia dimë”, deklaroi Trump për reporterët në Shtëpinë e Bardhë.

Komentet e tij bëhen përpara votimit në asamblenë e përgjithshme të OKB-së për një rezolutë që kundërshton çdo njohje të Jeruzalemit si kryeqytetin izraelit. Draftrezoluta nuk përmend SHBA, por thotë se çdo vendim për Izraelin duhet anuluar. Më herët, ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley paralajmëroi vendet anëtare se presidenti Trump i kishte kërkuar të raportonte për votat kundër SHBA në votimit që do të mbahet të enjten.

Statusi i Izraelit shkon në zemër të konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Izraeli pushtoi lindjen e qytetit, e cila kontrollohej nga Jordania, në vitin 1967 dhe e konsideron të gjithë qytetin si kryeqytetin e tij të pandashëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.