E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Votimet në Gjermani/ Rezarta, shqiptarja që votoi Schulz
Uncategorized

Votimet në Gjermani/ Rezarta, shqiptarja që votoi Schulz

Rezarta Meço është një emër pak i njohur në Shqipëri. Shumë e njohin si motrën e gazetares Sonila Meço.

Rezarta ka qenë dhe pedagoge para se të linte Shqipërinë, për Gjermaninë, ku jeton sot me bashkëshortin gjerman dhe djalin e tyre. Meço punon edhe aty si pedagoge universitare dhe ndërkohë është përfshirë politikisht pranë SDP, socialdemokrates gjermane. Në votimet e sotme, vota e saj nuk ka shkuar për Merkel, ka votuar për SDP dhe Schulz. Si edhe ka pozuar me djalin Frank, pranë njeriut që mbështet.

Ja çfarë shkruan ajo: “Yes we can. Ditë votimesh në Gjermani. Me gjithë punën në fushatë, duket se do të hyjnë një mori ekstremistesh dhe nazistësh në Parlament”.

Ndërsa për Dritare.net, Rezarta thotë: “Prej javësh jam përfshirë në fushatën elektorale duke mbështetur Partinë Socialdemokrate Gjermane (SPD). Arsyet janë të shumta, por po përpiqem të rreshtoj më të rëndësishmet për mua: Programi i SPD është një program vizionar, për një të ardhme më me shumë drejtësi, solidaritet, tolerance dhe një shoqëri të hapur për të gjithë njerëzit, pavarësisht shtresës shoqërore apo vendit të origjinës. Me një program investimesh të fuqishme, SPD ka në fokus një arsimim gjithëpërfshirës, i cili mundëson shanse të barabarta për fëmijët dhe të rinjtë dhe shpalosjen e talenteve individuale. Gjithashtu, vizioni i SPD për një Evropë më solidare dhe më të fuqishme, është baza për sigurinë e paqes dhe mirëqenies evropiane.

Kjo ka qenë një fushate e vështirë, sidomos kundër ideve ekstremiste të djathta, të mbështetura nga partia populiste “Alternativa për Gjermaninë”. Urrejta për “Elitën politike”, nacionalizmi dhe vizioni i një Gjermanie me kufij të mbyllur, kanë qenë motivet kryesore të kësaj force politike, të cilat e kanë acaruar jo pak kulturën e debatit në Gjermani dhe kanë nxitur një valë urrejtje ndaj njerëzve me origjinë jo gjermane dhe azilkërkuesve, në përmasa që unë nuk i kam përjetuar kurrë deri tani.

Unë shpresoj gjithsesi, në një fitore të forcave demokratike dhe mbi të gjitha, një SPD të fuqishme, që me programin e saj, synon që mirëqenia të mbërrijë edhe tek njerëzit dhe shtresat në nevojë dhe për një Gjermani ku të gjithë të kenë mundësi të jetojnë më mirë,”- e mbyll Rezarta Meço Reimanns, prononcimim për Dritare.net.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.