E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e babit dhe xhaxhait, Asmer Bilali mbërrin pranë familjes për varrimin, gjyshi: Na e lini dy ditë…
Lajme

Vrasja e babit dhe xhaxhait, Asmer Bilali mbërrin pranë familjes për varrimin, gjyshi: Na e lini dy ditë…

Asmer Bilali, i cili prej disa muajsh ndodhet në burg, ka mbërritur këtë mesditën pranë familjes së ti, për të përcjellë në banesën e fundit të atin dhe xhaxhanë, të cilët u ekzekutuan me armë zjarri një ditë më parë në Shkodër.

Më herët gjyshi i tij bëri dhe një thirrje dhe lutje për shtetin, për të lejuar Asmerin që të qëndrojë dy ditë pranë familjes për të pritur njerëzit, nën shoqërimin e efektivëve të policisë.

“Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri është në burg prej disa muajsh. Ai do të jetë vetëm në varrim por ne kërkojmë që të lihet të paktën dy ditë tek banesa e tij për të pritur njerëzit sepse nuk ka askënd.

Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër. Shpresojmë që institucionet të vendosin dorën në zemër dhe të na mirëkuptojnë në kërkesën tonë. I falënderojmë që e kanë lejuar të jetë në varrim por kërkojmë të qëndrojë pak më gjatë, të paktën dy ditë dhe normalisht me prezencën e policisë. Për të tjerat shteti të bëjë detyrën dhe nëse ka bërë diçka mund të dënohet por sot i kërkojmë ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndrojë sepse do dalin dy kufoma nga shtëpia jonë”, tha Fahri Vejuka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.