E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e ekstremistit /Protestuesit janë nisur në drejtim të konsullatës shqiptare  në Selanik
Bota

Vrasja e ekstremistit /Protestuesit janë nisur në drejtim të konsullatës shqiptare në Selanik

Vrasja e 35-vjeçarit grek në fshatin Bularat të Gjirokastrës, nga forcat RENEA, kanë shkaktuar një valë protestash në Greqi.

Pas mbrëmjes së djeshme protestat kanë vijuar edhe sot, të cilat po zhvillohen të tensionuara, ndërsa protestuesit me pankarta në duar “I pavdekshëm” dhe me thirrje antishqiptare, synojnë të arrijnë konsullatën tonë në Selanik.

Siç raportojnë mediat greke, protestuesit janë nisur në drejtim të konsullatës shqiptare në Selanik. Protesta e tyre ishte njoftuar më parë, ndërsa sot ata të gjithë njëzëri kërkojnë që të hetohet ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë minoritari grek pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA.

Për këtë forca të shumëta të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të mos lejuar që situata nga kontrolli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.