E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në  në Lezhë, vjen reagimi i parë i Policisë
Lajme

Vrasja në në Lezhë, vjen reagimi i parë i Policisë

WhatsApp Image 2023-07-19 at 19.15.07

Më datë 19.07.2023, në fshatin Balldre të Lezhës, është raportuar një ngjarje e rëndë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Nikolin Marku, i njohur ndryshe si Lekstakaj, me një moshë rreth 42 vjeç. Policia ka reaguar menjëherë dhe është angazhuar në punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje tragjike. Grupi hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Reagimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.