Vrau babain me thikë, arrestohet autori 25-vjeçar (EMRI)
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit mesditën e kësaj të marte, kur 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, brenda banesës së tyre në fshatin Shkallnur.
69-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa autori u arrestua rreth dy orë pas ngjarjes, në zonën e plazhit të Durrësit.
Mësohet se i riu ka probleme të shëndetit mendor dhe më parë ka shfaqur sjellje agresive.
Ende nuk janë zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivi që çoi deri te kjo tragjedi familjare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



