Vrau kunatën me sëpatë, Gjykata e Elbasanit e lë në burg, 58-vjeçari: Ishte në gjaknxehtësi e sipër, jam penduar!
Ndjehem i penduar për atë që kam bërë. Ishte në gjaknxehtësi e sipër”. Këto janë fjalët e autorit të vrasjes së 44-vjeçares Alma Qevani në Elbasan.
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 58-vjeçarin Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas.
Gjyqtarja Matilda Fetau pranoi kërkesën e Prokurores Pranvera Stafa duke e lënë në burg Tashin tre ditë pas krimit të rëndë në fshatin Kusarth të Elbasanit që tronditi vendin.
Alma Qevani, 44 vjeçe u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj pas një debati banal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



