Vritet nga RENEA 62-vjeçari i armatosur në Maliq
Është vrarë nga forcat RENEA Ramiz Muçollari, 62-vjeçari nga Maliqi i cili pasi plagosi gruan dhe djalin, hapi zjarr ndaj policisë dhe nuk pranoi të dorëzohej.

Forcat RENEA kanë hyrë në banesën e 62-vjeçarit me inicialet R.M në fshtain Qesarakë. Pasi vijojuan negociatat me 62-vjeçarin në mënyrë që të dorëzohet forcat Renea nuk arritën që ta bindin.
R.M ka plagosur gruan dhe ka qëlluar me mjete të forta të birin, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Ai është i armatosur ndërsa bëhet me dije se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Më herët 62-vjeçari ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


