E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuçiç takim me Putinin: Do bisedoj dhe për Kosovën
Bota

Vuçiç takim me Putinin: Do bisedoj dhe për Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë të ditur se gjatë takimit të së martës me kreun e Kremlinit Vladimir Putin, do bisedojë edhe për çështjen e Kosovës.  Presidenti i Serbisë do të qëndrojë të martën në vizitë pune në Moskë, bëri të ditur kabineti i tij.  Në komunikatën që transmetojnë mediat serbe, thuhet se Vuçiç do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Në delegacionin e Serbisë do të jetë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Vuçiç ka thënë më herët se do të kërkojë nga Putini mbështetje për Serbinë në të gjitha forumet ndërkombëtare. “Do të kem takim me Putinin dhe do të bisedojmë për të gjitha çështjet e rëndësishme, natyrisht edhe për Kosovën”, tha Vuçiç të shtunën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.