Wizz Air shton 10 linja të tjera nga Shqipëria

Rritja e numrit të udhëtarëve por edhe konkurrenca me linjave ajrore duke se po zgjeron me shpejtësi industrinë e fluturimeve ajrore në Shqipëri. Pas hyrjes zyrtarisht në tregun shqiptar të kompanisë me kosto të ulët Ryanair, ka ardhur përgjigja dhe nga rivali tjetër.

Kompania ajrore Wizz Air njoftoi se do të shtojë 10 linja të reja fluturimi nga Shqipëria. Sipas njoftimit zyrtar duke filluar që këtë vit kompania do të ofrojë fluturimet nga Tirana për në Birmingham, Edinburgh, Liverpool, Bukuresht, Sofje, Pragë dhe Krakov. Ndërsa tre linja të reja për Maltë, Palermo dhe Kania e Greqisë do të nisin duke filluar nga Marsi i vitit të ardhshëm. Ndërkohë Wizz Air ka nxjerrë sakaq biletat në faqen e saj zyrtare për të gjitha këto linja.

Sipas njoftimit linjat Tiranë-Bukuresht dhe Tiranë Krakoë do të kenë 5 fluturime në javë. Edinburgh dhe Praga do të kenë 4 fluturime në javë; Liverpool, Sofje, Palermo dhe Kania do të ofrohet 3 herë në javë, ndërsa Birmingham dhe Malta do të kenë fluturime dy herë në javë.

Zgjerimi i ri e çon numrin total të linjave që Wizz Air operon nga Aeroporti i Rinasit në 60. Paralelisht kompoania njoftoi se do të shtojë 50 fluturime në javë shtesë në linjat ekzsistuese më popullore si Milano, Bolonja, Piza, Katania, Venecia, Roma, Parisi, Brukseli, Varshava dhe Stokolmi.

“Më pak se një muaji nga zgjerimi i fundit të linjave nga Shqipëria, ne po e zgjerojmë më tej rrjetin tonë me 10 linja të reja dhe 100 fluturime shtesë në javë. Ky vendim strategjik reflekton rritjen e kërkesës dhe angazhimin tonë për të përmbushur kërkesat e pasagjerëve që fluturojnë për dhe nga Shqipëria,” – deklaroi Evelin Jeckel, përgjegjës i rrjetit në Wizz Air.

Publikuar nga Publik Media