E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhaxhai i Rihannës kapet duke shitur kopje të lira të linjës së saj të veshjeve
Uncategorized

Xhaxhai i Rihannës kapet duke shitur kopje të lira të linjës së saj të veshjeve

Do të jetë një mbledhje e vështirë familjare në shtëpinë e Rihannas pasi xhaxhai i këngëtares është kapur duke shitur versionet e kopjuara të linjës së veshjes së mbesës së tij për Puma.

Policët thonë se vetë këngëtarja  vuri re se mallrat e falsifikuara shiteshin në një dyqan në Bridgestown gjatë një udhëtimi në vendin e saj në Barbados në maj.

29-vjeçarja raportoi incidentin tek Puma i cili u kthye në ishull për të paraqitur një ankesë policore.

Por, kur oficerët filluan hetimin, ata thonë se gjetën, se ishte pikërisht xhaxhai i Rihannës, Leroy Fitzgerald Brathwaite, 53 vjeç ai që fshihej pas falsifikimeve.

Ai supozohet se ka shitur pantofla të rreme dhe bluza, të linjës së famshme Fenty të Rihannës, me vlerë rreth 500 dollarë në total. Artikujt e vërtetë të Rihannës mund të kushtojnë më shumë se 1,000 dollarë secila.

Brathwaite, doli dje në gjykatën lokale ku ai u vetëdeklarua jo fajtor ndaj akuzave të paraqitura nën Aktin e Mbrojtjes së Konsumatorëve të Komisionit të Tregtisë (FTC).

Avokati i tij i mbrojtjes argumenton se akuzat janë hedhur në mënyrë të pahijshme dhe duhet të tërhiqen pasi ai kurrë nuk ka marrë një paralajmërim para arrestimit të tij.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.