E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhaxhai vret nipin për pronë në Shkodër
Uncategorized

Xhaxhai vret nipin për pronë në Shkodër

Një burrë i moshuar, i identifikuar si Bujar Kuçi ka qëlluar dhe ka vrarë nipin e tij, rreth 30 vjeç, Mirsad Kuçi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë teatrit ‘Migjeni’ në qendër të Shkodrës.

Ndërkaq kanë mbërritur edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Krimi ka ndodhur në oborrin e një banese 3-katëshe.

Ende nuk dihen arsyet e këtij krimi të rëndë të ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa policia ka ndaluar të dyshuarin, Bujar Kuçi.

Vrasja në Shkodër, reagon Policia: Si u ekzekutua nipi nga xhaxhai
Policia ka dhënë një njoftim lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.

“Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit “Migjeni” pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policiasë.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se dyshihet se konflikti që ka pasuar krimin ka ndodhur për motive pronësie. Si viktima ashtu dhe autori jetonin nën një çati dhe kishin oborr të përbashkët, dhe pikërisht aty ka ndodhur krimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.