E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhensila Myrtezaj anullon koncertet , çfarë ka ndodhur ?
Uncategorized

Xhensila Myrtezaj anullon koncertet , çfarë ka ndodhur ?

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Xhensila Myrtezaj mbrëmjen e djeshme duhej të performonte në Ferizaj, por e ka anulluar koncertin duke i lënë fansat të habitur. Në postimin e fundit në “Instagram” Xhensila tregon edhe arsyen pse nuk mundi të ishte prezent.

Këngëtarja shkruan se për shkak të gjendjes shëndetësore ishte e pamundur për të që të performonte dhe u kërkon ndjesë të gjithëve.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore e kisha të pamundur të vija dhe të performoja sonte në Ferizaj. Ju kërkoj sinqerisht ndjesë, por shëndetin nuk e kemi plotësisht në dorën tonë, megjithëse bëra ç’mos, ishte e pamundur. Shihemi në organizimin e ardhshëm. Ndjesë edhe një herë”, shkruan Xhensila./CityNews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.