Ylli Manjani: Qeveria e rilindjes, rilindi dy nene nga Kodi Penal i komunizmit
Ylli Manjani

Këto janë dy nene nga Kodi Penal i komunizmit që i rilindi qeveria e rilindjes.Neni 55, me të cilin pushteti komunist dënonte çdo njeri që fliste.
Me këtë nen në mendje e në zemër shoku Edvin dënon cilindo që flet e mendon jo si Ai.
Shoku Fatmir, njohës i thellë dhe zbatues i këtij neni urdhëron policinë dhe prokurorinë të
procedojnë cilindo që është kundër pushtetit të tyre! Edhe rininë!
Neni 209 flet për parazitët. Ky nen gjendet sot në fjalorin e Kryeministrit, i cili flet për parazitë në administradë dhe urdhëron publikisht largimin e tyre nga puna!
Kjo është Rilindja!
Lexojini vetë këto nene, që të kuptoni sjelljen e rilindjes!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



