E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli Manjani:Asnjë surprizë! Ta gëzojmë policinë politike!
Sot

Ylli Manjani:Asnjë surprizë! Ta gëzojmë policinë politike!

Policia politike po vepron siç pritej. Ndalon njerëz vetëm për arësye politike! I ndan nga familjet pa asnjë mëshirë njerëzore në mes të festës së vitit të ri!

Ligji ska më asnjë lidhje me këtë sjellje! Sa për sqarim, policia mund të ndalojë dhe të shoqërojë dikë ose në kushtet e një emergjence (nevoje të ngutshme nga një rrethanë e atëçastshme),ose në zbatim të një vendimi gjykate (as urdhëri i prokurorit nuk mjafton më).

Në cilën prej këtyre rrethanave u ndaluan ato njerëz ditët e festave?!!!

Thonë se janë ndaluar për pjesmarrje në demonstratë. Po kjo ishte para 10 ditësh?!

Kjo quhet as më pak e as më shumë TERROR SHTETËROR!

Policia po kërcënon se kush del në demonstratë do arrestohet! Kulmi!

Për herë të fundit këto histori i dëgjuan në vitin 1990, ku edhe policia, organizatat e partisë dhe Komitetet e Rinisë bënin fiks të njëjtin terrorr.

Nuk zënë mend komunistët rilindas! Bëjnë të njëjtin gabim, si atëhere!

Ta gëzojmë policinë politike!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.