E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zagani/Po keta rilindas mposhtin çdo rekord dhe fusin minarenë me gjithë xhami në thes….!”
Lajme

Zagani/Po keta rilindas mposhtin çdo rekord dhe fusin minarenë me gjithë xhami në thes….!”

Ka qene dhe denoncuesi i parë i kësaj historie kriminale ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani. I cili i shokuar për këtë operacion të zhdukjeve të provave nga Tahiri dhe gjithë strukturat shtetërore që e ndihmojnë atë, ka shkruar :

“Populli shqiptar ka një fjalë të urtë që thotë … ‘nuk futet minareja në thes’….!

Po keta rilindas mposhtin çdo rekord dhe fusin minarenë me gjithë xhami në thes….!”, shkruan ai në faqen e tij në Facebook i shokuar për faktin se deri ku mund të arrijnë në mbrojtje të Tahirit.

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë” tha se Dritan Zagani dëshmoi kundër Tahirit, disa vite më parë, pasi ishte dënuar për dekonspiracion të një grupi kriminal nga Gjykata.

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit ka reaguar, ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani i cili i kthen përgjigje me një shprehje të vjetër. “Edhe budalla e ka krytin si njeri”, kështu e niste postimin e tij Zagani mbreme.

“Edhe budalla e ka krytin si njeri”, thot nje fjale e vjeter andej prej nga vi une….dhe qe ta di kush se di une vij nga Bushati Shkodres, po e them deri ne fund se ky dhe keta qe ka mbas me nxjerrin prap nga Tropoja, qe edhe te isha vec nder do ta kisha por nuk jam,,,,sa per parantez e them kete,,edhe pse nuk jam gazetar po them thjesht mendimin tim,…!
P.S… se kisha per asnje njeri ne vecanti..!”, shkruan Zagani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.