E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zamira Cavo : Unë i dua të rinjtë dhe kam besim tek ta por…
Sot

Zamira Cavo : Unë i dua të rinjtë dhe kam besim tek ta por…

10 arsyet pse “kam frike” nga këta të rinj të politikës aktuale:

– I kanë hyrë politikës pa asnjë meritë personale. Nuk shquhen as për vlera e as për standarte.
– Duke qenë të tillë bëhën tipik këmblëpirës të liderit që ua ka dhënë këtë mundësi.
– Duke mos kuptuar dot politikë,shndërrohen në “këlyshë” që lehin vazhdimisht duke kujtuar se janë uqjër dhe jo qenushë të padhëmbë.
– Për tu dukur mirë në sytë e kryetarit, fjalori i tyre ndaj kundërshtarit politik, shndërrohet në fjalor rruge.
– Ju duket vetja aq të zgjuar sa mund të “hedhin tuc” dhe një profesor, një mjek, një politikanë karriere, një diplomat!
– Në se i duhet të dalin në media, krekosen si “gjeli majë plehut” se “dinë” shumë më tëpër nga ata që kanë përballë.
– Nëse u jep një post, kujtojnë se e kanë pronë të tyren dhe shndërrohen në minidiktatorë “që të hanë të gjallë”.
– Janë aq injorantë sa nuk e kuptojnë dot injorancën e tyre.
– Janë të bindur se në politikë lejohet gjithcka ndaj mund të bëjnë cfarë të duan, mjafton që të jenë në rregull me Kryetarin!
– Janë shpesh aq të paedukatë sa dhe kur shtiren nuk arrijnë dot ta mbulojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.