E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet dinamika, si u qëllua brenda sallës gjyqtari Astrit Kalaja
Flash

Zbardhet dinamika, si u qëllua brenda sallës gjyqtari Astrit Kalaja

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur plotësisht mekanizmin e ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth një javë më parë në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.

Sipas të dhënave të siguruara nga kamerat e sigurisë dhe hetimeve të deritanishme, rezulton se pranë sallës nr. 3 të gjykatës kanë hyrë shtetasit Gjon Shkambi dhe nipi i tij Elvis Shkambi, së bashku me Ragip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkambi, i cili ndodhej brenda në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri tip pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Pas kryerjes së këtij akti, ai ka drejtuar armën ndaj Ragip Kurtajt dhe Ervis Kurtajt, të cilët tentuan të largoheshin nga salla. Ai ka qëlluar një herë në drejtim të tyre, duke plagosur Ervis Kurtajn në krahun e djathtë dhe Ragip Kurtajn në pjesën e brinjëve, në anën e majtë të trupit.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar arma e zjarrit e përdorur në krim – një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W. Germany, Cal.765 mm, Browning”. Gjatë kontrollit, armës i është hequr krehëri, ku është konstatuar se ajo kishte një fishek në folenë e saj, gati për qitje, dhe dy fishekë të tjerë të vendosur në krehër.

Ndërkohë, në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë është gjetur automjeti tip “Mercedes-Benz”, me targa AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambit. Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 31 copë fishekë të kalibrit 9 mm, në dukje fishekë manovër.

Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përfshirë rolin e secilit prej personave të pranishëm dhe motivet që çuan në këtë akt të rëndë kriminal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.