E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet ngjarja e rëndë në Kamzë, 70-vjeçari vret me armë një person dhe plagos një tjetër
Lajme

Zbardhet ngjarja e rëndë në Kamzë, 70-vjeçari vret me armë një person dhe plagos një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Laknas. Nga  të shtëna me armë,  një 70-vjeçar ka vrarë një persona dhe ka plagosur një tjetër.

Mësohet se Maliq Marku ka vrarë Shefqet Hasën dhe ka plagosur Besim Keçën.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, “shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç”.

Besim Keça ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Mësohet se tre personat janë fqinj me njëri-tjetrin, dhe dyshohet se shkak për konfliktin mund të jetë bërë një konflikt pronësie.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.