E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet data e caktuar nga Presidenti për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë pa kryetar
Politikë

Zbulohet data e caktuar nga Presidenti për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë pa kryetar

Taulant Balla ka treguar ditën e sotme se kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në 3 bashkitë e vendit.

Pas takimit me Presidentin, Balla ka treguar se zgjedhjet e pjesshme pritet të mbahen në 6 Mars.

Sipas tij kjo është një ditë e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta.

“Për ne nuk ka asnjë datë. Data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta dhe nga presidenti jemi informuar dhe presidenti mendon që zgjedhjet e pjesshme të zhvillohen në 6 mars”.- tha Balla.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta ka kërkuar një informacion zyrtar nga KQZ lidhur me numrin e bashkive që janë pa një kryetar të zyrtarizuar.

Teksa pretendonte se ishin 6 bashki, KQZ ka informuar zyrtarisht se janë 3 bashki të cilat nuk kanë një kryetar

1

Taulant Balla është pyetur ditën e sotme nga mediat se pse Kreu i Shtetit ka thirrur në konsultim vetëm socialistët për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në bashkitë e vendit ku nuk ka kryetar.

Në prononcimin e tij Balla tha se në lidhje për këtë çështje mund të flasë vetëm presidenti.

Sa i përket faktit se ishte ai i deleguari i socialistëve në këtë takim dhe jo sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, Balla përmendi një traditë të rasteve të shkuara ku për çështje të tilla për konsultim është dërguar kreu i grupit parlamentar.

“Ka pasur përpjekje për të penguar qytetarët të shprehin me vonë vullnetin e tyre më 30 qershor. Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni presidentit të republikës. Praktika ka qenë gjithmonë që për zgjedhjet vendore konsultimi është bërë me krerët e grupeve parlamentare. Natyrshëm që kjo është një çështje që i përket presidentit nëse më ka thirrur mua dhe jo grupet e tjera parlamentare.

Sot kemi ardhur për këtë çështje. Më pas unë e thashë që PS ka qenë gjithmonë gati. Kryetari Rama ka qenë i qartë në pozicionin e Partisë Socialiste. Për ne kushtetuta dhe ligji janë të panegociueshme. Unë e thashë zgjedhjet në Shkodër duhet të ishin zhvilluar në shtator të vitit 2019. Unë kam ardhur për këtë çështje dhe dua të jem korrekt për rëndësinë që ka ky moment kur ndodhemi sot. Pas disa shkeljeve, Gjykata Kushtetuese ka folur dhe kjo çështje ka marrë fund’, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.