E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet plani/ Si do ekzekutohej kryeministrja britanike, autori
Bota

Zbulohet plani/ Si do ekzekutohej kryeministrja britanike, autori

Një fanatik i ISIS është shpallur fajtor për komplot ekzekutimin e kryeministres britanike Theresa May.

Naa’imur Rahman, nga veriu i Londrës, kishte bere planin me detaje, do te hidhte nje bombe ne Downing Street para se të fillonte sulmin e planifikuar per te vrare kryeministren ne zyren e saj.

 

Komploti u zbulua nga FBI dhe MI5 pasi një agjent paraqitet ne internet si një lider i ISIS për të zbuluar planet e Rahman.

20-vjeçari kishte qenë në kontakt me Sirinë dhe u bashkua me ISIS-in, dhe ata kishin shkëmbyer udhëzime për menyren se si do te veprohej, u deklarua ne gjykate.

Rahman u arrestua nëntorin e kaluar menjëherë pas takimit me oficerët e fshehtë dhe atij iu sekuestruan dy pajisje shpërthyese.

Gjate hetimeve u zbulua se autori kishte kontante me xhaxhain e tij, i cili kishte udhëtuar në Siri dhe u bashkua me ISIs dhe që kishte inkurajuar nipin e tij për të kryer sulme në Britani.

1

Gjate pergjimeve te bisedave eshte degjuar qare objektivi. “Te betohem qe po”- ka thene ai kur eshte pyetur nese vertete do te vrase kryeministren.

“Une dua te shkoj ne xhenet kur te bej ate, nuk dua të kthehem. Unë dua që ata të më vrasin, por unë vetëm dua të bëj gjërat e mia më parë”- tha ai.

23

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.