Zelensky rrit numrin e ushtarëve në forcat e armatosura të Ukrainës
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret për rritjen e numrit të ushtarëve në forcat e armatosura të Ukrainës.
Gjatë drejtimit në parlamentin kombëtar, Zelensky tha se ishte e nevojshme të rriten aftësitë mbrojtëse të ushtrisë ukrainase, duke shtuar se ka nënshkruar një dekret për një veprim të tillë.
Ai tha se dekreti parashikon kalimin e ushtrisë në baza profesionale.
“Ky dekret parashikon zhvillimin e karrierës së personelit ushtarak, rritjen e pagave dhe shtimin e 100 mijë personave në Forcat e Armatosura të Ukrainës në tre vjet. Kjo nuk është për luftë, por për paqen në Ukrainë në të ardhmen”, tha Zelensky.
Në korrik të vitit të kaluar, parlamenti ukrainas miratoi një ligj për rritjen e numrit të personelit ushtarak dhe civil në ushtrinë ukrainase me 4,4 për qind, duke e rritur numrin e personelit në 261 mijë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



