E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT, MANJANI: KUSH VOTON ËSHTË PRO DIKTATURËS
Sot

ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT, MANJANI: KUSH VOTON ËSHTË PRO DIKTATURËS

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se kush voton në 30 Qershor është me diktaturën.

Duke komentuar  vendimin e Kolegjit Zgjedhor, Manjani shprehet se të gjithë e kanë kuptuar se sistemi i drejtësisë është në duart e kryeministrit, Edi Rama.

‘Nuk e di a ka mbetur më njeri, se peshqit e kanë marrë vesh të gjithë, që se di që Drejtësinë e kontrollon Edi Rama! Nuk jua bën syri tërrt as kur shteti është në kolaps dhe kur pushteti po bën gati grushtin e shtetit! Le të lutemi ende që të vijë arësyeja tek të paarsyeshmit. Të paktën të kemi paqe, se demokraci e shtet do na duhet pak kohë që ti kemi. Ndërkohë, kush voton në votimet e çmendura që i ka thirrë pushteti dhe jo Kushtetuta dhe ligji është me diktaturën! Mosvotimi është shpresë për demokracinë’, shkruan Manjani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.