Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan voton i shoqëruar nga bashkëshortja
Presidenti turk Erdogan i është drejtuar qendrës së votimit së bashku me bashkëshorten e tij Emine.
Erdogan ka votuar në Stamboll, pas rivalit të tij, Kemal K?l?çdaro?lu, i cili votoi pak minuta më pare.
Me të mbërritur, presidenti i Turqisë ka përshëndetur mbështetësit e tij të mbledhur në zone. Ai dhe gruaja e tij kanë nxituar të bëjnë foto me fëmijët e vegjël që ndodheshin në zonë.
Pas votimit, presidenti Erdogan shprehu bindjen se rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë “i mirë për të ardhmen e shtetit”, por nuk u deklarua nëse mendon se do të fitojë.
“Do Zoti që pas numërimit të votave mbrëmjen e sotme, rezultati të jetë i mirë për të ardhmen e shtetit tonë, për demokracinë turke”, tha ai.
Ndërkaq, Kilicdarogu u zotua se do të rivendosë demokracinë.
“Të gjithëve na kishte munguar demokracia”, tha ai për gazetarët. “Do ta shihni, do Zoti, pranvera do të vijë për këtë shtet”, shtoi Kilicdaroglu
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



