E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhduket kontrata e Sterilizimit/ Manjani: E pabesueshme! Këtu është i gjithë shteti për burg!
Sot

Zhduket kontrata e Sterilizimit/ Manjani: E pabesueshme! Këtu është i gjithë shteti për burg!

Ish-ministri i Drejtësisë i qeverisë Rama, juristi i njohur Ylli Manjani, ka mbetur pa fjalë nga lajmi se SPAK nuk ka arritur ta gjejë kontratën origjinale të koncesionit të Sterilizimit në ministrinë e Shëndetësisë, kontratë për të cilën janë derdhur 80 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe janë të arrestuar sot tetë zyrtarë dhe koncensionari vetë.

Habia e Manjanit në rrjetet sociale sot përmblidhej në shprehjen “këtu është i gjithë shteti për burg!”

“Hahahahahahahahahahhaahahahhahahahahaahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahhaahha! Ooo, sa kam qesh! Lot or lot!” – shkroi ish-ministri në goditjen e parë që mori nga lajmi dhe pas pak minutash, gjykoi me qetësi:

“Ore prit njëherë, prit! Pra, SPAK ka vajtur në arkivën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe nuk gjen kontratën origjinale të koncensionit të nënshkruar nga ministri?! Uau! Asnjë rresht në protokollin e Ministrisë nuk tregon regjistrimin e aktit?! Uau, Uau, Uau! Ka akoma ministri Shëndetësie që e paguan ky shtet?! Uaaaaaa! Kjo është përtej çdo imagjinate.

Po mirë, pyetje:

1. Me çfarë akti janë ekzekutuar pagesat në Thesar?!

2. Po hetimi i derisotëm mbi cilin akt zyrtar ka ndodhur?!

3. Ore, a ka ndodhur koncensioni apo jo?!

E pabesueshme! Çfarë s’po dëgjojmë. Këtu është i gjithë shteti për burg. Kolaps total. Thesari i Shtetit bën pagesa me letra informale! Ministria si institucion shumëzohet me zero,” përforcoi në fund ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.