E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri në Athinë/Greqia refuzon ndihmën e vendit fqinj Turqisë
Bota

Zjarri në Athinë/Greqia refuzon ndihmën e vendit fqinj Turqisë

Greqia ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme pas zjarrit të fuqishëm që shpërtheu mbrëmjen e djeshme e që nuk ka të ndalur.

Deri tani raportohen mbi 60 të vdekur, qindra të lënduar dhe shumë të humbur ndërkohë që autoritetet kanë kërkuar ndihmën e BE dhe SHBA.

Mirëpo duket se me Turqinë nuk ka ndodhur e njëjta gjë. Kjo e fundit i ka ofruar ndihmën e vetë vendit fqinj por Greqia nuk ia ka pranuar. Ka qenë ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili tha se Turqia është e gatshme për çdo lloj ndihme në shuarjen e zjarrit në Greqi.

Çavuşoğlu ndodhet në vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën Turke të Qipros Veriore, pas marrjes së detyrës për herë të dytë si ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë pas zgjedhjeve të 24 qershorit. Me këtë rast, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Qipros Veriore, Mustafa Akıncı, shefi i diplomacisë turke shprehu pikëllimin e tij në lidhje me zjarrin në Greqi.

Sipas Çavuşoğlu,  Kotzias po ashtu i ka thënë se do të fillojnë reshjet e shiut.

Ai u shpreh:

Dua të shpreh ngushëllime për popullin dhe qeverinë e Greqisë. Këtë mëngjes kam bërë një thirrje telefonike te ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, të cilin e ngushëllova dhe i treguam se jemi të gatshëm për ndihmë. Më pas ai duke biseduar me ministrin në fjalë tha se momentalisht nuk kanë nevojë për një ndihmë të tillë dhe më falënderoi. Ne përsëri i thamë atij. Jemi të gatshëm. Avionët dhe helikopterët tanë për shuarjen e zjarrit janë të gatshëm për t’i dërguar në Greqi në rast nevoje.”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.