E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zohran Mamdani, myslimani socialist sfidon sistemin në SHBA
Bota

Zohran Mamdani, myslimani socialist sfidon sistemin në SHBA

34-vjeçari bëhet kryetari i parë mysliman i Nju Jork-ut

Shtetet e Bashkuara kanë befasuar botën edhe një herë me një zgjedhje që po bën histori. Zohran Mamdani, një politikan 34-vjeçar, mysliman dhe socialist, është zgjedhur kryetari i ri i qytetit të Nju Jorkut – metropoli më i madh amerikan dhe simboli global i kapitalizmit.

Me këtë fitore, Mamdani bëhet kryetari më i ri i Nju Jorkut në më shumë se një shekull, duke sjellë një frymë të re në politikën amerikane. Ai ka origjinë nga Azia Jugore, nëna e tij është indiane, ndërsa babai nga Uganda, vend ku ai ka lindur.

Rruga e tij drejt majës së politikës nisi me hapa të thjeshtë, si përfaqësues shtetëror në nivel lokal. Por shumë shpejt ai u dallua si një nga zërat më aktivë të krahut progresiv të Partisë Demokratike, i mbështetur nga figura të njohura si Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez.

Edhe pse nuk mori mbështetje zyrtare nga Barack Obama, fushata e Mamdanit u frymëzua nga dëshira për ndryshim që po përfshin demokratët në gjithë vendin. Me mesazhe për barazi, drejtësi sociale dhe politika më të afërta me qytetarët, ai arriti të mposhtë establishmentin tradicional.

Zgjedhja e tij cilësohet si një moment historik për përfaqësimin dhe diversitetin politik në SHBA, ndërsa analistët e quajnë “fytyrën e re të Amerikës urbane dhe progresive.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.