E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zoran Zaev fton opozitën t’i bashkohet qeverisë: Të bashkohemi sepse vendi ka nevojë
Bota

Zoran Zaev fton opozitën t’i bashkohet qeverisë: Të bashkohemi sepse vendi ka nevojë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ofruar opozitën në qeveri për të çuar përpara reformat, në veçanti departizimin e administratës dhe pavarësimin e sistemit gjyqësor.

Zaev ka thënë se për propozimin e tij do të hapë debat edhe brenda partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate.

“Po e them këtë për herë të parë, dua të hap një debat për qeveri të përbashkët, qeveri me opozitën. Por të ketë person me të cilin mund të bisedohet, me Mickoskin nuk bisedohet. Nëse ata kanë një person të arsyeshëm, e nëse ne nuk e kemi, le ta heqin Zaevin, vetëm që të dyja palët të mund të flasin. Duhet ta bashkojmë popullin tonë, sepse për këtë kemi nevojë, ata e dinë këtë, dhe unë e di, njerëzit tanë janë shumë të përçarë”, ka deklaruar Zaev në një intervistë për gazetën “Slloboden Peçat”.

VMRO-DPMNE-ja është përgjigjur përmes deputetit Antonio Milloshoski, duke theksuar se me propozimin e bërë Zaev ka pranuar se “vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme pasi kemi të bëjmë me një shumicë parlamentare joefikase”.

Ndërkohë, kundër propozimit të kryeministrit Zaev, ka dalë Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë.

“Misioni i opozitës është të shprehë vërejtjet e veta, qofshin ato edhe pa vend, jo vetëm te ne, por në të gjitha vendet e përparuara demokratike. Vetëm në raste të veçanta mund të bëhen pjesë e një procesi të rëndësishëm për vendin, përndryshe ato detyrë e kanë që të japin mbështetje, por edhe mos të pajtohen me shumicën parlamentare”, ka deklaruar Ahmeti.

Zaev të mërkurën kërkoi votëbesimin e qeverisë për shkak të krizës politike nëpër të cilën po kalon Maqedonia e Veriut, për shkak të bllokimit të punës së kuvendit, por edhe deklaratave të opozitës se së shpejti do të rrëzojë qeverinë.

Zaev mori mbështetjen e 62 deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.