E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zuckenberg , pranon taksat e Evropës
Bota

Zuckenberg , pranon taksat e Evropës

Së fundmi një debat ka përfshirë Evropën me gjigantët e teknologjisë. Apple, Facebook, Google e shumë të tjerë janë në një luftë taksash me Evropën.

Në mes të debatit të nxehtë, drejtuesi i rrjetit më të madh social në botë, Facebook, Mark Zuckerberg, ka deklaruar se e pranon që në të ardhmen kompania e tij mund të paguajë më shumë taksa në kontinentin europian.

Zuckerberg ka thënë po ashtu se mbështet planet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për të gjetur një zgjedhje globale, të pranueshme nga të gjitha palët.

Facebook, por edhe kompani të tjera si Google, Youtube, Apple e tjerë janë akuzuar vazhdimisht nga Europa se nuk kanë paguar shumën e duhur të taksave në shtetet ku veprojnë.

Kështu, Mbretëria e Bashkuar ka thënë se po planifikon të prezantojë taksa të reja për shërbimet e saj digjitale në muajin prill, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së. Ndërsa, Franca ka rënë dakord për të shtyrë vënien e taksave në shitjet digjitale deri në fund të vitit, duke lënë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje globale.

Në anën tjetër, SHBA pretendon se kompanitë amerikane po shënjestrohen padrejtësisht në Evropë, ndaj në shenjë hakmarrjeje, Uashingtoni ka kërcënuar me vënien e tarifave në disa produkte ushqimore franceze

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.