E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ZV.KRYEMINISTRI I LETONISË NGUSHËLLON FAMILJARËT E ZARIFE HASANAJT: DO HETOHET ME KUJDES
Bota

ZV.KRYEMINISTRI I LETONISË NGUSHËLLON FAMILJARËT E ZARIFE HASANAJT: DO HETOHET ME KUJDES

Zëvendës-kryeministri i Letonisë, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, Artis Pabriks ka reaguar për vdekjen e efektives shqiptare dhe plagosjen e major Klodian Tanushit dhe rreshter Julian Kapajt nga shpërthimi i një mine në Letoni.

Pabriks ka shprehur ngushëllimet për familjen e efektives, ndërkohë që bën me dije se ky incident tragjik do të hetohet me kujdes.

“Keqardhja ime më e thellë për të afërmit dhe popullin shqiptar. Ky incident tragjik do të hetohet me kujdes dhe menjëherë!

Ngushëllimet e mia më të thella edhe për të afërmit e ushtarëve shqiptarë të vendosur në Letoni. Incidenti i trajnimit do të hetohet menjëherë”, shkruan ministri i Mbrojtjes së Letonisë në Twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.