E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtarët rus dhe ukrainas takohen në Turqi, ja për çfarë u ra dakord
Bota

Zyrtarët rus dhe ukrainas takohen në Turqi, ja për çfarë u ra dakord

A po shkohet drejt fundit të luftës? Zyrtarët rus dhe ukrainas takohen në Turqi, ja për çfarë u ra dakord

Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut dhe homologu i saj ukrainas u takuan sot në kryeqytetin turk, Ankara, për bisedime.

Tatiana Moskalkova e Rusisë dhe Dmytro Lubinets i Ukrainës zhvilluan takimin e tyre në një hotel në Ankara, teksa atje zhvillohej një konferencë ndërkombëtare.

Gjatë bisedimeve, të cilat zgjatën 40 minuta, dyshja ranë dakord për shkëmbimin e 40 të burgosurve të luftës, por më shumë detaje mbi diskutimin nuk kanë dalë ende.

Më herët, zonja Moskalkova tha në aplikacionin e mesazheve Telegram, që të dy diskutuan për ofrimin e ndihmës humanitare për qytetarët e të dy vendeve.

Mësohet se dyshja do të vizitojë më vonë pallatin presidencial turk, ku presidenti Tayyip Erdogan është planifikuar të mbajë një fjalim për konferencën.

Ky takim mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas është i rrallë, pasi që nga nisja e luftës, të dy vendet i kanë ndërprerë marrëdhëniet mes tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.