Taksistët në Shkodër kanë vendosur mbishkrime në mjetet e tyre “Kundër informalitetit”, teksa kanë bëre një xhiro demonstruese në rrugët kryesore të Shkodrës.
Ata shprehen se mjetet që punojnë në të zezë dhe të palicensuar po i dëmtojnë maksimalisht nga ana ekonomike.
Taksistët i bëjnë thirrje bashkisë, policisë dhe krimit ekonomik që të ndërhyjnë për të luftuar informalitetin sepse janë drejt falimentimit.




