E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
10 parimet për të qenë një nënë e qetë dhe më pak e stresuar
Uncategorized

10 parimet për të qenë një nënë e qetë dhe më pak e stresuar

Shkëputur nga libri “La mamma perfetta non esiste” (nëna perfekte nuk ekziston) i Kristin Carlson Kowalski, një dekalog që do t’ju ndihmojë të rigjeni ekuilibrin dhe lumturinë në jetë.
• Nëna perfekte nuk ekziston, jo vetëm do të jeni më pak të stresuara por do ta keni edhe më të lehtë të pranoni se fëmijët tuaj mund të bëjnë gabime.

• Ushqeni shpirtin dhe pasionet tuaja. Mund të mjaftojë një orë kohë në ditë për të bërë një shëtitje, të merreni me art, me muzikë, të shkruani apo të lexoni një libër.
• Partneri duhet të jetë në fillim të listës jo në fund. Ju të dy meritoni të kaloni kohë të dy bashkë.
• Merrni frymë thellë. Kështu do të bëni të mundur që mendja juaj të qetësohet dhe të jeni më të duruara.
• Zgjidhni me kujdes ato gjëra për të cilat ja vlen të luftosh. Shpesh mund të thoni edhe “sot do bëj kaq sepse kaq mundem, me të tjerat do të merrem nesër.”
• Nuk ke pse shqetësohesh ti për të gjitha gjërat. Të duhet puna në grup dhe grupi mund të përfshijë partnerin, një dado, gjyshen, një mike pra këdo që mund t’ju ndihmojë.

• Nënë e shëndetshme, nënë e lumtur. Bëni analiza rutinë vjetore pasi nëse nuk do të keni shëndet të mirë nuk mund të keni jetë të lumtur.
• Merrni kohën e duhur për të menduar. Nuk është e nevojshme që vendimet e rëndësishme t’i merrni menjëherë.
• Mesoni të thoni “jo”.
• Largohuni për t’u afruar! Shkoni diku larg për pak ditë, ndoshta me një shoqe, partnerin, kështu do të keni një marrëdhënie më të afruar në familje pasi ju do të ndiheni më mirë !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.