10 vite më vonë Rama i PS dhe Erioni G99 dyfishuan “Taksën e votës”
Gjeni ndryshimin.
——————
Në vitin 2009, Rama kandidat për Kryeministër konsideronte tarifën për paisjen me kartë identiteti si “Taksë e votës”.
Ishte hera e parë që Shqiptarët po paiseshin me kartë identiteti dhe, meqë koincidoi eshe si vit zgjedhor rreziku që njerëzit mund të mos paiseshin në kohë me karta ishte i lartë.
Edhe atë vit, si këtë vit, data e zgjedhjeve ishte 28 Qershor.
Shqetësimi se njerëzit nuk kishin para për të blerë kartën e identitetit ishte shumë i lartë.
Ndaj kandidati për Kryeministër e quajti “taksa e votës” dhe i kërkonte çdo ditë Kryeministrit Berisha heqjen e kësaj takse.
Ndërkohë Erion Veliaj në krye të G99 mblidhte firma për peticione kundër “Taksës së votës”.
Sot, 10 vite më vonë, Rama Kryeministër e Erioni në krye të Bashkisë jo vetëm që se kanë hequr, por e kanë dyfishuar “taksën e votës”!!!
Kartat e 2009-ës skadojnë dhe ky 28 qershor është vërtetë në rrezik!!!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



