100 gylenistët që “Valiu” Edi Rama ka marrë urdhër t’ia kthejë pako postale “Sulltan” Erdoganit
Një informacion i ardhur në “Pamfleti”, ka bërë me dije se 13 mësues turq, mbështetës të lëvizjes FETO që jetojnë në Maqedoni e Bullgari, kanë refuzuar të vijnë për punë në kolegjet turke në Shqipëri, me argumentin se nuk është shtet i sigurt për ta.
Kjo bindje për gylenistë e jo gylenistë, por të skeduar si të tillë nga Erdogan, është krijuar pas kapjes nga policia shqiptare të mësuesit Harun Çelik dhe ekstradimit të tij në Turqi..
Po kështu, thuhet se shumica e mësuesve të kolegjit “Mehmet Akif” që u mbyll në Tiranë, janë larguar nga Shqipëria drejt vendeve të BE e Rajonit, ku Erdogan nuk ka fuqi për të diktuar në arrestimin dhe ekstradimin si “gylenistë” armiq të tij.
Gjuetia ndaj tyre në Shqipëri, u shpall nga Edi Rama më 30 prill 2018 në një televizion shqiptar pas takimit me Erdogan në Turqi, ku tha: – Rrjeti gylenist është i rrezikshëm edhe për Shqipërinë, prandaj individë të tillë, të bëhen gati për t’u përballur me drejtësinë në Turqi.
Hapin e parë, Turqia e hodhi në takimin e me ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati më 18 tetor 2018 në Tiranë, duke i dhënë listën me 70 emra për t’i arrestuar e ekstraduar, por Bushati e refuzoi publikisht, duke e quajtur “vasalitet dhe ndërhyrje në punët e Shqipërisë”.
Hapin e dytë, Erdogan e hodhi brenda Parlamentit të Shqipërisë me 17 janar 2022, ku iu drejtuar Edi Ramës me këtë ultimatum: “Merr masa të menjëhershme kundër lëvizjes FETO, kur të vi herën tjetër, nuk dua të dëgjoj më që ata janë në Shqipëri”.
Realisht, Edi Rama u vendos nën presionin e SHBA-BE dhe nuk e zbatoi urdhrin e Erdogan, ndërsa ky e bëri “lanet”, duke i anuluar kontratën me spitalin turk dhe 18 marrëveshjet e tjera.
I tmerruar, Edi Rama iu gjunjëzua “Sulltanit” të Turqisë dhe mbylli kompleksin arsimor “Mehmet Akif”, dhe më 11 tetor 2022, vetëm 1 muaj pas mbylljes së kolegjit, Erdogan e ftoi në Ankara dhe e priti me salltanete, duke e falenderuar botërisht.
Ndërsa më 2 nëntor, Rama dërgoi “hanemën” Olta Xhaçka në Ankara, ku siç deklaroi homologu turk Mevlüt Çavuşoğlu, i është dorëzuar lista me emrat e gylenistëve turq që janë në Shqipëri dhe është firmosur marrëveshja pa kushte për arrestim- ekstradimin e tyre.
Ky lajm ka frikësuar turqit e skeduar si “gylenistë” që jetojnë në Shqipëri, të cilët kanë filluar të largohen, por edhe shumë të tjerë, që për t’i shpëtuar përndjekjes së Erdogan, kishin menduar të jetonin në Shqipëri apo të kalonin tranzit. Largimi i tyre po ndodh sepse më 2 nëntor e dëgjuan publikisht nga Mevlüt Çavuşoğlu e Olta Xhaçka, që Edi Rama i është bindur urdhrit të Erdoganit, duke urdhëruar SHISH e policinë, për t’i zbuluar, arrestuar e kthyer pako postale te “Sulltani”.
Siç dihet, Kryeministri Rama i ka këmbyer “kokat” e gylenistëve me klering në spitale, banesa tërmeti, dronë e avion Charter, duke shpërfillur Kartën e të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e BE për Azilin dhe Ekstradimin e kundërshtarëve të regjimeve autokratë, si ai i Turqisë.
Burime policore, na thanë se me 5 nëntor, pas kthimit të Olta Xhaçkës nga Turqia, kanë marrë një listë me afro 100 persona të skeduar si “gylenistë” nga policia sekrete turke. Operacioni ka filluar sëbashku me 10 agjentë turq të ardhur në Shqipëri, për kapjen e “armiqve” më të kërkuar nga Erdogani./Pamflet
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



