E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
100 paund gjobë nëse vonohesh në dasmë
Uncategorized

100 paund gjobë nëse vonohesh në dasmë

Një prift në kishën e Bearstedit, në Kent të Anglisë, ka filluar të aplikojë gjoba ndaj çifteve apo edhe të ftuarve që vonohen në ceremonitë martesore.

John Corbyn i lodhur nga vonesat, sidomos të nuseve, ka vendosur të gjobisë me 100 paund të gjithë ata që vonohen në ngjarje të tilla të rëndësishme, shkruan Daily Mail.

Por ndërsa i paralajmëron me gjoba, ai thotë se të ftuarit që vonohen për shkak të trafikut apo janë “viktima” të arsyeve që ndodhin papritur do të përjashtohen nga kjo taksë.

Paratë e mbledhura nga gjobat do t’u shpërndahen punonjësve të kishës, si dhe fëmijëve që rrinë në altar, të detyruar të presin të ftuarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.