E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
11 shtatori/ 21-vjetori i sulmeve terroriste në SHBA
Bota

11 shtatori/ 21-vjetori i sulmeve terroriste në SHBA

Ngjarja tronditi botën

Sot janë bërë 21 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, Pentagon dhe Shanksville të Pensilvanisë, ku gjetën vdekjen rreth 3 mijë vetë.

Dy avionë goditën kullat binjake në New York, ndërsa dy të tjerë në Virginia e Pennsylvania pak më vonë.

184 persona u vranë në Pentagon atë ditë përfshirë 59 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të avionit që u përplas dhe 125 persona brenda kompleksit.

Avioni me numër fluturimi 77 i kompanisë American Airlines, u përplas në Pentagon në orën 9:37 të mëngjesit, pak pas sulmeve në kullat binjake në Nju Jork dhe pak para rënies së avionit tjetër të rrëzuar në Shanksville të Pensilvanisë.

Në Pentagon, të mbijetuarit kujtuan tmerrin e asaj dite dhe folën mbi përvojat e tyre personale.

21 vjetori i 11 Shtatorit, simbolizon një moment kur kujtesa e freskët fillon të ndërthuret me idenë se një ngjarje po bëhet gradualisht pjesë e historisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.