E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Minatori  85 vjecar  qe njoha ne minierën e Gjegjanit
Uncategorized

Minatori 85 vjecar qe njoha ne minierën e Gjegjanit

P. Palushi

Alush Ferati…

Mban peshën e 85-viteve. Tejet i heshtur. Me mendje fort të kthjellët. E kam njoftë në minierën e bakrit në Gjegjan. Para se me ndjekë studimet e larta, duhej të punonim 1 vit punë fizike. “Duhej të kaliteshim”. Unë me shokët e maturës time punuam në minierë. Alushi ishte armator dhe futej në çdo front prodhimi. Ne të rinjve na këshillonte të bënim kujdes. “E keqja këtu vjen nga s’e pret”, na thoshte. Sot më ka tregu:

“Kam punu 20 vjet në minierë. Puna e vështirë. Shpesh kishte shembje. Me duart e mija, aq sa punova në minierë, kam nxjerrë 7 vetë të vdekur nën shembje. Ajo si s’më hiqet derisa të vdes, asht data 1 maj 1979. Nji punëtor i ri, 23 vjeç, Sherif Karanxha prej Topojani, më tha: “Sot due me e mbaru punën ma heret. Due me shku n’shpi se ka tre javë si nuk kam qenë”. Aty rreth orës 2 të drekës po shkoja te fronti ku punonte Sherifi, por ndodhi nji shembje e madhe. Sherifin sikur e mori nëntoka me veti. Me lotë e kemi nxjerrë prej aty”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.