E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hajdutët e Rrugores/Gjykata rrëzoi banditët e Erion Ahmetit
Sot

Hajdutët e Rrugores/Gjykata rrëzoi banditët e Erion Ahmetit

Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në Tiranë, prej kohësh gjenden në “terrorin” e përditshëm të gjobave nga çdo polic me uniformë që qarkullon në rrugët e kryeqytetit.

Nga njëra anë janë Policët Rrugorë, të Sandër Lleshajt e të drejtuar nga Erion Ahmeti. Nga ana tjetër janë “tufa e paemër” e Policëve Bashkiakë të Erion Veliaj, të drejtuar nga Ermal Kapllanaj.

Në shumicën e rasteve, këta “zyrtarucë” me uniformë, të orientuar nga shefat e tyre, gjobisin drejtuesit e automjeteve, pa ekzistuar asnjë shkelje e Kodit Rrugor, duke shkaktuar irritimin e qytetarëve.

Por, vetëm në pak raste, qytetarët ndërmarrin veprime ligjore kundër Policëve Rrugorë apo Policëve Bashkiakë, kur ata abuzojnë me detyrën.

Kjo eshte  padia e një qytetari në Gjykatë, e cila “i thyen hundën” arrogancës dhe abuzimit me uniformën prej policëve Rrugorë të drejtuar nga Erion Ahmeti.

Në Prill 2018, Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar padinë e qytetarit T.Y, i cili është gjobitur pa të drejtë nga Policia Rrugore.

Në aktet e Gjykatës, thuhet:

Rezulton nga aktet provuese të paraqitura në gjykim se: më datë 11.02.2018 ora 11.05, paditësi T. Y. ka qenë duke qarkulluar me mjetin, tip Benz, me targa AAxxxx, dhe ka parkuar mjetin në Rrugën e Kavajës, kur është ndaluar nga shërbimi i Policisë Rrugore dhe me procesverbalin e konstatimit është evidentuar shkelja administrative me përshkrimin: “drejtuesi i mjetit pushon mjetin ne vendin e rezervuar.” dhe është dënuar paditësi me gjobë në masën 2000 lekë.

Paditësi i është drejtuar Bashkisë Tiranë për informacion zyrtar nëse hapësira e vendparkimit me nr.05 përballë Ambasadës Maqedonase në rrugën e Kavajës është pjesë e hapësirave të shërbimit publik me pagesë.

Me shkresën datë 02.03.2018, Bashkia Tiranë përcakton se në mbështetje të  Vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë Nr.49 datë 11.11.2015 “Për miratimin e Kritereve të Përcaktimit të Zonave të Administrimit  të Parkimit dhe Nënzonave, Tirana Parking është i vetmi institucion që administron shërbimin e pagimit publik me pagesë dhe se Ambasada Maqedonase nuk ka nënshkruar me Tirana Parking asnjë kontratë për vendparkim të rezervuar me pagesë.

Paditësi me datë 19.02.2018 ka depozituar në gjykatë, padinë administrative me objektin e përcaktuar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Paditësi T.Y. pretendoi se akti administrative objekt gjykimi është marrë në shkelje flagrante të ligjit, konkretisht në kundërshtim me nenin 156/2/d të Kodit Rrugor. Punjonjësi i policisë edhe pse është sqaruar se mjeti është parkuar në parkingun publik me pagesë, ne kundërshtim me ligjin mbajti proces verbalin përkatës duke dënuar atë me gjobë në masën 2000 lekë.

Pala e paditur Drejtoria e Policisë së Qarkut, Tiranë, nuk u praqit në gjykim dhe nuk solli prapësime dhe prova, në zbatim të nenit 25 të Ligjit 49/2012.

Gjykata si analizoi në tërësi çështjen, aktet shkresore të paraqitura me cilësinë e provës nga pala paditëse dhe të administruara gjatë gjykimit, në bazë të parashkimeve të Kodit Rrugor, çmon se kërkesë padia është e mbështetur në ligj, dhe prova  dhe si e tillë duhet pranuar.

Gjatë hetimit gjyqësor të kësaj çështje, vërtetohet se, nga ana e punonjesit të policisë rrugore, në procesverbalin e konstatimit te shkeljes të mbajtur ndaj paditësit është vendosur shënimi: “drejtuesi i mjetit pushon mjetin ne vendin e rezervuar.”dhe ka evidentuar si referencë ligjore nenin 156, pika 2/d të ligjit nr.8378 datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, për këtë shkak është dënuar paditësi me gjobë në masën 2000 lekë.

Gjykata vleresëson se referuar nenit 35 të ligjit 49/2012, Organi publik ka detyrimin të provojë ligjshmërine e aktit administrativ. Barra e provës në kundërvajtjen administrative bie mbi organin e administratës publike që ka nxjerrë vendimin për kundërvajtjen administrative.

Gjatë gjykimit nga i padituri, Policia Rrugore, nuk u paraqitën prova dhe prapësime për të provuar ligjshmërinë e process verbali të konstatimit të shkeljes.

Nga ana tjetër paditësi pretendoi dhe provoi se ai nuk ka kryer kundërvajtjen administrative të përcaktuara në aktin administrativ objekt gjykimi, pasi mjeti benz, në pronësi të tij AA3xxx ka qenë parkuar në vendet e parkimit public me pagesë të përcaktuara nga Bashkia Tiranë dhe jo në vendin e rezervuar sic përcaktohet në process verbalin objekt gjykimi. Për të provuar këtë fakt paditësi paraqitin në gjykim me cilësinë e provës edhe foto të mjetit të tij të parkuar, në momentin e ndalimit.

Gjithashtu gjatë gjykimit rezultoi e provuar se vendi i parkimit të mjetit të paditësit, nuk ishte vend i rezervuar, sic përcaktohet në process verbalin e konstatimit, fakt ky i provuar me shkresën datë 02.03.2018 të Bashkisë Tiranë,, sipas të cilës nuk ka kontratë për rezervimin e këtij vend parkimi.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata vendosi “shfuqizimin e e gjobës” ndaj T.Y.

Mesa duket, kjo është e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë arrogancës, abuzivizmit dhe paaftësisë së Policisë Rrugore, por edhe asaj Bashkiake, në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.