Qeveri e vazhdimësisë!
Ylli Dylgjeri
Janë bërë mjaft komente këto ditë për kabinetin e ri qeveritar. Eshte uruar dhe anatemuar njëherësh. Eshtë brohoritur dhe shpotitur.
Eshtë pranuar apo është refuzuar. Unë nuk do të bëj komente të tilla. Si punonjës administrate, me status nëpunësi civil do të vazhdoj të kryej detyrën funksionale në postin që kam..
Qeveria në këndveshtrim dhe realitet për mua ëdhtë një qeveri e vazhdimësisë. E majta pas fitores elektorale të Korrikut vazhdon të qeverisë e vetme. Pra kemi vazhdimësi. Ky term është përdor për lexuesin e kohës në kongresin e PPSH, nga Ramiz Alia. E quajti kongresin e radhes pas vdekjes së Hoxhës si Kongres i vazhdimësisë. Por Ne s’na ka vdekur njeri nga udheheqësit. Aksidenti është aksident. Drejtimi është i njëjtë…. Arben Ahmetaj e kishim minister në Ekonomi, për të vijuar në Financa e sërisht është drejtues i të dy institucioneve të shkrirë në një. Dikush mund të thotë po Ne që na u ndrua Ministri, apo na u shkri ministria?
Kësaj pyetje do i përgjigjem me një histori të jetuar…
Dasma
Një fshatar nga rrethi i Berati, zbret në Tiranë dhe duke ecur në bulevard shkëmbehet me një gazetar të njohur te kohes. Gazetari, dhe ky me origjinë nga Berati njihej diku me fshatarin. Fshatari shkëmbehet me të dhe nuk e përshendet fillimisht, pasi bën ca hap ndalon, kujtohet, i kthehet ta përshëndesë.
Gazetari i vëmëndshëm e pyet: Pse s’më fole që kur u pamë?
Më fal – i thotë fshatari, jam i lodhur e i stresuar nga jeta, nuk e kisha mëndjen.
Po pse çtë ka ngjarë? – e pyet gazetari
Ç’të të them? Jeta ime më ka shkuar me dështime. Qysh kur u martova dështova!
Bëra dasëm e ftova tërë fshatin. Rakia e hahengu tërbuan dasmorët, e më pas, sipas zakonit, në 12 të natës u mbyllëm në dhomë
me nusen. Por…nuk zgjati. Dola nga dhoma menjëherë, e ju drejtova dasmorëve: lini gotat,
e lini pjatat. Ju të hahengut lini muzikën, nusja s’ishte për mua. S’ishte vajzë!
Ra heshtje… Kur çtë shoh, firzamoniçisti kish mbetur me gojë e me fizarmonikë hapur! Kur hop e merrr veten dhe më drejtohet mua:
Qysh ta lemë muzikën ? Po ne kemi 3 orë që i biem veglave, këto para kush i paguan?
Mendohem pak i kthej përgjigje:
Dëgjo, do martohem prap unë, e po ju do tu thërras e jua paguaj njëherësh paratë!
Firzamoniçistit shkriu. U gëzua një çast e hop u ngrys prap: Po doli dhe tjetra o dhëndër , qysh do ja bëjmë? Kush i paguan lekët? Ah më kapi thashë….
Ndaj unë s’di çtu them miq. Unë me Ahmetajn jam Ok.
Eshte i provuar në punë. Nuk kam koment.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



