E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
15 simptomat klinike të psikopatisë/ Për kë e ka  Ylli Dylgjeri…
Sot

15 simptomat klinike të psikopatisë/ Për kë e ka Ylli Dylgjeri…

Ylli Dylgjeri ka postuar në rrjetin social 15 simtomat klinike të psikopatisë.

Dylgjeri, i larguar nga detyra pak ditë më parë, pasi kishte ironizuar në rrjetet sociale ministrin e Drejtësisë, Gent Cakaj me disa vargje, ka tërhequr vëmendjen me postimet e tij, veçanërisht ironizimet në drejtim të Kryeministrit Edi Rama.

Nuk dihet se këtë rradhë kë thumbon Dylgjeri, por ai ka një këshillë: mbathjani nëse afër keni një person që ka këto simptoma.

Postimi i Ylli Dylgjerit

Kuriozitete

15 simptomat klinike të psikopatisë.

Mbathjani nëse i kanë njerëzit që keni afër!

.Si duket një psikopat?

Më poshtë do gjeni 15 simptomat klinike që shfaqen tek një psikopat, të cilat janë rezultat i një studimi të kryer nga “American Psychology Association”.

15 simptomat e psikopatisë sipas “American Psychology Association” janë:

1.Është tepër i artikuluar dhe të bën për vete

2.Ka mendim të ekzagjeruar për rëndësinë e tij, mendon se është njeri i madh.

3.Gënjeshtar patologjik

4.Manipulon dhe shfrytëzon të tjerët

5.I paaftë për të ndjerë keqardhje për të tjerët, madje as për viktimat e shkaktuara për faj të tij

6.I paaftë për të ndjerë faj apo pendesë

7.Nuk mban përgjegjësi për veprimet e veta

8.Tendencë për t’ia hedhur gjithmonë fajin të tjerëve

9.I ftohte emocionalisht ose ka vetëm emocione sipërfaqësore

10.Ka stil jetese të bazuar në paratë e të tjerëve

11.Ka jetë të ç’thurur seksuale, duke përfshirë edhe dhunën ndaj partnerit

12.Ka vetëm lidhje të shkurtra dhe problematike, dhe shpesh ka disa martesa të dështuara.

I paaftë për të kontrolluar inatin e tij, bëhet hakmarrës

Është impulsiv në sjellje

15.Ka patur probleme sjellje që rreth moshës 13 vjeçe, që përfshijnë gënjeshtrat patologjike, vandalizmin, arratisje nga shtëpia etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.