E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
19 nga 42 deputetë të PD-së zgjedhin kreun e grupit/ PD e vulës do të drejtohet nga Gazment Bardhi
Politikë

19 nga 42 deputetë të PD-së zgjedhin kreun e grupit/ PD e vulës do të drejtohet nga Gazment Bardhi

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga kreu i komanduar i PD-së, deputetët kanë zgjedhur Gazment Bardhin si kreun e ri të grupit parlamentar të PD-së.

Nga 42 deputetë të Partisë Demokratike vetëm 19 prej tyre kanë zgjedhur kreun e ri të grupit.

Grupi i Partisë Demokratike është katandisur në 33 deputetë pas përjashtimeve që kanë bërë Alibeaj dhe Bardhi nga radhët e PD.

Si rrjedhojë kryetari i r i i grupit parlamentar është zgjedhur nga vetëm 19 deputetë.

Tashmë PD e vulës tashmë do të drejtohet nga Gazment Bardhi. Bardhi është vegla e fundit e Lulzim Bashës në shërbim të përçarjes së PD-së.

Mësohet se deputetët që kanë votuar pro zgjedhjes së Gazment Bardhit si kryetar i ri i grupit të PD-së janë: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.

Pas zgjedhjes së Bardhit reagoi edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili  u shpreh se nuk njeh asnjë strukturë paralele. 

“Nuk kam asnjë koment për këtë, përveç komentit që unë ftoj të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira. Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD. Ne i ftojmë të gjithë deputetët të ulen, të diskutojnë. Ne jemi të hapur ndaj tyre, por ka rregulla, ka statute”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.