E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
2 Prilli: Basha sot në Shkodër, beteja për demokracinë vazhdon
Politikë

2 Prilli: Basha sot në Shkodër, beteja për demokracinë vazhdon

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të jetë sot në qytetin e Shkodrës, për të ndjekur aktivitetet përkujtimore me rastin e 2 prillit 1991, këtë vit nën moton “beteja për demokracinë vazhdon’. Bashkia e Shkodrës ka publikuar programin, që nis në orën 10:00 me vendosjen e kurorave tek Memoriali i 2 Prillit, shoqëruar nga banda frymore e qytetit.

Në orën 11:00, do të bëhet nëj pritje zyrtare për familjet e dëshmorëve dhe të pranishmit në hotel “Rozafa”.

Një ekspoitë fotografike me fototgrafi të lëvizjes rinore të 2 prillit do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës përpara bashkisë së Shkodrës.

Në orën 17:00 do të transmetohet dokumentari “Dosja 2 prilli”.

28 vjet më parë, në 2 prill 1991, në Shkodër ndodhi një nga ngjarjet më të rënda të përpjekjeve të shqiptarëve për demokraci.

Në protestat kundër diktaturës, u vranë 4 djem shkodranë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Ata u shpallën

Dëshmorë të Demokracisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.