E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prishja e resortit,Rama- Hysenbelliu, qeveria publikon dokumentin: Leja ishte me kusht, paguaj taksat
Politikë

Prishja e resortit,Rama- Hysenbelliu, qeveria publikon dokumentin: Leja ishte me kusht, paguaj taksat

Vazhdojnë akuzat dhe kundër akuzat mes qeverisë Rama dhe biznesmenit Irfan Hysenblelliu, për çështjen e prishjes së disa ambienteve të resortit të tij në Durrës “Prestige”.

Këtë herë ka qenë ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me aksionin e IKMT-së në resortin “Prestige Resort”, pronë e biznesmenit Irfan Hysenbelliu.

Ministria ka publikuar në Facebook dokumentet e lejes së ndërtimit dhe shkruan se leja është me kusht, ku thuhet ajo do të jepet vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse por asnjëra prej tyre nuk është plotësuar.

“Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e sotme e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik. Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit. Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse. Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave“, thuhet në reagim.

Ndërkohë grupi ‘Hysenbelliu Group’ ka reaguar duke thënë se gjithçka është konform ligjit dhe se kryeministri Rama po e bën këtë si hakmarrje politike ndaj qëndrimeve të medias së Irfan Hysenbelliut.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.